Rreth Nesh

Baza jonë

GERUSTBAU JU-SM, jemi kompani që ofrojmë shërbime të plota në fushën e skelemontimit. Njohuritë e përgjithshme të ekipit tonë dhe përvoja e fituar gjatë ndërtimit të llojeve të ndryshme të objekteve, kanë ndikuar që ne të krijojmë karrierën tonë që e zotërojmë edhe sot. Kompania “JU-SM” DOOEL, ofron realizime efektive dhe efikase të shërbimeve, përkatësisht shërbime të plota të punëve, si në Maqedoni ashtu edhe në vendet përreth. Fokusimi kryesor i kompanisë tonë janë objektet publike, infrastrukturore, komerciale, industriale dhe ato banuese. Kompania është e orientuar në realizimin efikas dhe me cilësi të lartë të shërbimeve, përkatësisht montimit, demontimit, transportit dhe dhënies me qira të skeleve modulare me kualitet të lartë dhe me montim të shpejtë. Ne ju ofrojmë platformë punuese fikse dhe të lëvizshme, në përputhje me kërkesat e standardeve më bashkëkohore të punës, kërkesat ligjore dhe regullat për Shëndet dhe Siguri gjatë punës, praktika e mirë inxhinierike dhe aspektet për Mbrojtje të Mjedisit Jetësor. Prioriteti i përhershëm i kompanisë është ofrimi në kohë i shërbimeve të kualitetit të lartë me aplikimin e arritjeve më bashkëkohore tekniko-teknologjike, materialeve dhe komponentëve.

Prioriteti ynë

“JU-SM”DOOEL është kompania e parë për montim të skeleve në Republikën e Maqedonisë, e çertifikuar me standardin ndërkombëtar ISO 9001:2008 nga ana e trupit çertifikues gjerman me renome TÜV RHEINLAND GROUP, i cili është njëri nga supervizorët dhe trupat çertifikues më të vjetër dhe më prestigjioz në botë. Me aplikimin efektiv të Sistemit për Menaxhment të cilësisë  dhe në pajtueshmëri me standardin ndërkombëtar ISO 9001:2008, kompania gjithmonë e më shumë i vendos përparësitë e veta dhe benifitet përmes rritjes së nivelit të përgjegjësisë dhe menaxhimit më efektiv, efikas dhe përforcimin e performancave gjithpërfshirëse të kompanisë.
Ne gjithmonë do të kontribuojë për nivel ende më të lartë të besueshmërisë që keni ndaj neve. Shpërndarja masovike e tregut dhe përparësitë konkuruese, por në të njejtën kohë edhe benefiti i rritur i shfrztëyuesve me shfrztëyimin e shërbimeve me nivel të lartë të kualitetit, konfidencialiteti dhe përputhshmëria me kërkesat specifike dhe kërkesat obligative ligjore dhe rregullatore ndikon që ne të punojmë vazhdimisht. Ky sukses i “JU-SM”DOOEL është pjesë përbërëse e vizionit tonë, që kjo kompani të jetë kryesore, përgjegjëse dhe e respektuar në vend dhe regjion, të jetë lider i njohur sipas përmbajtjes strikte të standardeve për praktikë më të mirë inxhinierike dhe kompani e cila synon drejt rritjes duke dhënë top-kualitet dhe siguri në duke përdorur gjithmonë teknologjinë më të re.

Cilësitë tona

Ne jemi të njohur për kualitetin gjerman që ofrojmë në vendin tonë. Si kompani serioze, GERÜSTBAU “JU-SM”,  të gjithë elementet e sistemit të skelave i marrim nga Gjermania dhe sigurohemi që ata t’i përmbushin të gjitha nevojat e kualitetit sipas Standardeve DIN.
Ky lloj sistemi ndërtues, dedikimin kryesor e ka në ndërtimtari. Skelet montohen thjeshtë, lehtë dhe shpejtë. Ne ju sjellim materiale te prodhuara nga prodhuesit më të mëdhenj botëror, sikurse janë LAYHER, ALTRAD, BAUMANN, RX, etj. Duke u munduar që të jemi gjithmonë në përputhshmëri me kërkesat e tregut europian dhe të jemi në hap me kohën, kemi sjellur metodën e montimit të shpejtë të skeleve  EN 10219-1/2; EN 12810; EN 12811; EN 12811;EN 12812;TG20:08;Z-8.1-844. Ajo që e pozicionon kompaninë tonë si furnizuesin kryesor janë kodet ndërkombëtare për preventivë të rreziqeve në shëndet dhe siguri gjatë realizimit të montimit skeleve, cilësia dhe garancioni. Montimi i skeleve kryhet gjithmonë në kushte të kontrolluara dhe të sigurta.

Ne jemi të gatshëm dhe të obligueshëm për shërbimin tuaj me stafin tonë profesional dhe pasijet më teknologjike, me të cilat kemi përmbushur të gjitha detyrat dhe kemi mbaruar me suskes çdo shërbim deri tani. Përvoja na ka ndihmuar që të krijojmë besueshmëri reciproke në punën tonë me klientët.